Rregullimi i Tarifave
Enti Rregullator i Ujit luan njė rol thelbėsor nė pėrcaktimin e politikės sė tarifave tė shėrbimit UK, duke orientuar sektorin drejt rikuperimit tė kostove dhe paralelisht, duke mbrojtur interesin e konsumatorėve nė raport mė kushtet, cilėsinė, vazhdueshmėrinė, dhe pėrballueshmėrinė e shėrbimit.

Bazuar nė kompetencat qė i jep ligji Nr. 8102 datė 28.03.1996, i ndryshuar, ERRU ka pėrcaktuar rregullat pėr aplikimin, shqyrtimin dhe miratimin e tarifave pėr shėrbimin e furnizimit me ujė, largimin dhe pėrpunimin e ujėrave tė ndotura.

ERRU pėrcakton metodologjinė e pėrllogaritjes sė tarifave tė shitjes me pakicė e shumicė tė ujit pėr konsum publik, pėr largimin e ujėrave tė ndotura dhe trajtimit tė tyre. Nė pėrputhje me politikėn e qeverisė pėr zhvillimin e sektorit dhe Direktivave tė Ujit tė BE, qėllimi kryesor pėr kėtė sektor ėshtė arritja e mbulimit tė plotė tė kostove. ERRU duhet ti sigurojė konsumatorėt se tarifat qė ata paguajnė bazohen nė kostot e domosdoshme dhe tė arsyeshme pėr shėrbimet e ofruara. Synimi i ERRU-sė ėshtė mbulimi i menjėhershėm i kostove tė operimit dhe mirėmbajtjes, ndėrsa mbulimi i kostove totale ėshtė objektiv mė i largėt. Politika tarifore e ndjekur nga ERRU pėrfshin njė rritje graduale tė tarifave nė vitet nė vazhdim, me kusht qė ēdo rritje tė pasqyrohet me pėrmirėsime tė performancės sė shėrbimeve. Operatorėt zgjedhin strukturėn e tarifave duke pasur parasysh objektivat e politikės tarifore.

Pėr mė tepėr, Ju mund tė shkarkoni:
Vendimi i KKRR nr 39, datė 09.12.2015 "Pėr miratimin e politikės tarifore pėr shėrbimin e furnizimit me ujė dhe largimit e pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura".