Gjendja nė sektorin ujėsjellės kanalizime
Sektori i shėrbimeve UK funksionon kryesisht nėpėrmjet operatorėve tė organizuar si shoqėri aksionare me pronar pushtetin vendor. Aktualisht nė sektor operojnė 57 operatorė, 53 prej tyre janė tė pajisur me licencė pėr ushtrimin e aktivitetit dhe 48 operojnė me tarifa tė miratuara nga ERRU. Shėrbimi me kanalizime nuk ofrohet nga tė gjithė operatorėt. Ky shėrbim nė sektor ėshtė ofruar nga 32 operatorė, 5 prej tė cilėve kryejnė edhe trajtimin e ujėrave tė ndotura. ERRU konstaton se shoqėritė kanė vullnetin pėr tė pėrmbushur dhe mbėshtetur pėrpjekjet e rregullatorit pėr krijimin e njė mjedisi rregullator tė qėndrueshėm dhe transparent nė sektor.

Qeveria shqiptare hartoi dhe po zbaton Reformėn administrative - territoriale, reformė e cila shėnon njė hap tė rėndėsishėm edhe nė mėnyrėn e organizimit tė shėrbimeve tė furnizimit me ujė dhe largimit tė ujėrave tė ndotura.  Riorganizimi i kėtyre shėrbimeve sipas ndarjes sė re territoriale nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė i nevojshėm pėr tė realizuar njė situatė optimale nė garantimin e furnizimit tė vijueshėm me ujė tė pijshėm dhe nė pėrmirėsimin e ndjeshėm tė funksionimit tė sistemit tė kanalizimeve.

Nė kuadėr tė kėsaj reforme, Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr. 63, datė 27.01.2016 "Pėr riorganizimin e operatorėve qė ofrojnė shėrbimin e furnizimit me ujė tė pijshėm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujėrave tė ndotura", pėrcakton tė gjitha hapat e nevojshėm ligjorė qė duhet tė ndjekin bashkitė e reja pėr riorganizimin e operatorėve tė shėrbimeve UK, transferimin e sistemeve UK qė janė pėrfshirė rishtazi nė zonėn administrative tė bashkive, inventarizimin dhe kontabilizimin e tyre, deri te licencimi dhe miratimi i tarifave pėr operatorėt e riorganizuar. Mė tej operatorėt duhet tė aplikojnė pėr licencė dhe miratim tarife pranė ERRU-sė qė mund tė jenė te diferencuara pėr zonėn urbane dhe rurale.

Sektori ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė qėndrueshme, ndonėse nivelet dhe ecuria e treguesve nuk ėshtė e duhura krahasuar me objektivat strategjikė pėr sektorin dhe ato tė performancės sė mirė tė ERRU.
Shqetėsimi kryesor nė sektor ėshtė niveli i lartė i humbjeve, tregues i cili nuk ka pasur njė pėrmirėsim tė dukshėm. ERRU ka theksuar nė mėnyrė tė vazhdueshme se reduktimi i humbjeve duhet tė jetė prioritet i punės sė operatorėve, edhe pse kontrolli dhe zvogėlimi i humbjeve kėrkon kohė dhe investime.
Mbulimi me shėrbimin e furnizimit me ujė ka pasur tendencė pozitive por shėrbimi i kanalizimeve vazhdon tė mbetet prapa si pėr sa i pėrket mbulimit po ashtu edhe nivelit tė kėrkuar tė shėrbimit pėr tė mundėsuar mbrojtjen e ujėrave dhe tė mjedisit.
Burimet kryesore tė financimit pėr shoqėritė, kanė qenė buxheti i shtetit dhe financimi nga donatorėt e huaj nė formėn e huave apo granteve nė raporte pėrafėrsisht tė barabarta. Kėto investime janė fokusuar kryesisht nė rehabilitimin e sistemeve tė furnizimit ujėsjellės kanalizime si edhe nė ndėrtimin e impianteve tė trajtimit tė ujėrave tė ndotura.