Komisioni Kombėtar Regullator
Ndriēim Shani
Kryetar i Komisionit Kombėtar Rregullator
Z. Ndriēim Shani ėshtė emėruar Kryetari i Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė maj 2016. Ai ėshtė diplomuar mė 1982 nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Inxhinierisė sė Ndėrtimit, dega Hidroteknike. Nė vitin 1991 merr titullin “Master nė hidrologji, analiza, cilėsia dhe trajtimi i ujėrave” nė Universitetin e Montpellier II, Francė. Ai ka njė eksperiencė mbi 34 vjeēare nė fushėn e furnizimit me ujė, kanalizimeve dhe tė ambientit, si lektor nė universitet dhe senior inxhinier projektues. Z. Shani ka njė eksperiencė tė thellė nė sektorin privat dhe publik nė bėrjen e politikave publike nė nivelin e Qeverisjes Kombėtare, si dhe nė planifikimin dhe menaxhimin e projekteve tė furnizimit me ujė, kanalizimeve dhe mjedisore nė shkallė tė madhe tė financuara nga donatorėt e huaj dhe Qeveria Shqiptare. Zotėron tre gjuhė tė huaja dhe ka kryer disa kualifikime kryesisht afatgjata jashtė vendit. Ai ėshtė autor i disa teksteve dhe manualeve tė ndryshme nė fushėn e ujit.
Silvana Simaku
Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator
Znj. Silvana Simaku (Sulstarova) ėshtė emėruar Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė 24 shtator 2014 dhe aktualisht ėshtė duke ushtruar mandatin e saj tė dytė. Ajo ėshtė diplomuar nė vitin 1986 nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, Dega Kimi Industriale. Ka pėrfunduar studimet Master pėr Ekonomiks, pranė Universitetit tė Tiranės, Fakulteti i Ekonomisė. Zonja Simaku ka mbi 30 vjet pėrvoje pune nė drejtim si nė sektorin publik ashtu edhe nė atė privat. Ka kryer kualifikime tė shumta brenda e jashtė vendit pėr ēėshtje tė ndryshme tė zhvillimit ekonomik tė sektorit publik si dhe tė rregullimit tė sektorėve jetikė tė ekonomisė, si energjia, uji, telekomunikacioni, etj.
Fatime Imeraj
Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator
Znj. Fatime Imeraj ėshtė emėruar Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė 05 Nėntor 2014 dhe aktualisht ėshtė duke ushtruar mandatin e saj tė dytė. Ajo ėshtė diplomuar nė Universitetin e Prishtinės (SHLT, Mitrovicė ) Dega Ing. Mekanike. Znj. Imeraj ėshtė e diplomuar nė Shkencat Juridike pranė Universitetit Ndėrkombėtar nė Strugė-Maqedoni. Ajo ka pėrfunduar studimet Master nė Shkenca Politike dhe Administrative me profil Administratė Publike dhe aktualisht mban titullin Master i Shkencave nė Shkenca Politike pranė ShLP Mesdhetar e Shqipėrisė. Znj. Imeraj ka mbi 20 vjet pėrvoje pune si nė sektorin publik ashtu edhe nė atė privat. Ka kryer kualifikime tė shumta brenda e jashtė vendit pėr ēėshtje tė ndryshme tė sektorit publik. Ka punuar nė projekte tė ndryshme me donatorė tė huaj si Banka Botėrore, UNEP etj.
Lindita Molla
Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator
Znj. Lindita Molla ėshtė emėruar Anėtare e Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė 11 Prill 2018. Ajo ėshtė diplomuar nė 1994 si Mjeke e Pėrgjithshme, nė Fakultetin e Mjekėsisė, Universiteti i Tiranės, dhe nė vitin 2000 ka pėrfunduar specializimin pasuniversitar, nė “Shėndet Publik”. Nė vitin 2001 ka pėrfunduar Master Shkencor nė Universitetin “La Sapienza“ Romė, Itali. Nė vitin 2006 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekėsore dhe nė vitin 2012 merr titullin akademik Profesor i Asociuar pranė Universitetit Mjekėsor nė Tiranė. Ka njė eksperiencė mbi 17 vjeēare pranė Institutit tė Shėndetit Publik si eksperte nė fushėn e Shėndetit Publik. Gjatė kėsaj kohe ka ndjekur anėn legjislative, tekniko kėrkimore, epidemiologjike dhe interpretative nė ēėshtjet e sigurisė ushqimore. Ka qėnė koordinatore e disa projekteve kėrkimore nė bashkėpunim me organizatat ndėrkombėtare WHO dhe EFSA. Ka njė nivel tė pasur akademik si lektore dhe si autore tektesh mėsimore.
Eltar Deda
Anėtar i Komisionit Kombėtar Rregullator
Z. Eltar Deda ėshtė emėruar Anėtar i Komisionit Kombėtar Rregullator tė Entit Rregullator tė Ujit nė Shqipėri nė 12 Qershor 2019. Ai ėshtė diplomuar nė 1992 si Mjek i Pėrgjithshėm, nė Fakultetin e Mjekėsisė, Universiteti i Tiranės, dhe nė vitin 2005 ka pėrfunduar specializimin pasuniversitar, nė “Shėndet Publik”. Z. Deda ėshtė nė proces pėr marrjen e titullit Doktor i Shkencave, pranė Departamentit tė Morfologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė, Universiteti i Mjekėsisė, Tiranė. Ka njė eksperiencė tė gjerė si mjek dhe drejtues nė disa prej institucioneve qendrore nė fushėn e mjekėsisė fillimisht si Drejtor i Shėndetit Publik Vlorė dhe mė pas si Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetėror Shėndetėsor. Gjatė kėsaj periudhe ka kryer shumė kualifikime dhe trajnime ndėrkombėtare. Z. Deda ka qenė deputet nė legjislaturėn XVIII tė Kuvendit tė Shqipėrisė.






Vendimet e Kėshillit tė Ministrave pėr emėrimin e anėtarėve tė Komisionit mund ti gjeni kėtu.